Ivanov dorëzohet, caktohet dita kur do t’ia japë mandatin Zaevit?

Presidenti i Maqedonisë ka filluar të japë shenja se ëhstë dorëzuar përballë shumicës së re parlamentare.

Burime nga kabineti i Ivanovit kanë lajmëruar në mënyrë joformale mediat se ky i fundit planifikon që një ditë para se të skadojë afati kushtetues prej dhjetë ditësh, Ivanov do t’ia japë mandatin kreut socialdemokrat Zoran Zaev, transmeton Gazeta Lajm. Sipas këtyre burimeve, Ivanov po shqyrton garancat të cilat ditë më parë Zaev ia dorëzoi, ku garantohet sistemi unitar i shtetit.

Ndryshe Ivanov, jashtë kompetencave të tij kushtetues, nuk ia ndajti mandatin shumicës së re parlamentare me arsyetimin se e ashtuquajtura “Drklaratë e Tiranës” rrezikon Maqedoninë. Pas kësaj, vijoi presioni ndërkombëtar ndaj tij për respektim të Kushtetutës dhe të normave demokratike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu