Ivanov: Do të respektoj afatet ligjore për dhënien e mandatit (VIDEO)

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov pas vizitës së sotme të pjesëtareve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në deponë e Armatës “Erebino” deklaroi se afatet e përcaktuara me ligj dhe Kushtetutë duhet patjetër të respektohen. Ai shtoi se do të respektoj afatin prej 10 ditëve për dhënie të mandatit partisë e cila do të ketë shumicë në Kuvend, afat i cili rrjedh pas konstituimit të Kuvendit.

“Unë si kryetar jam i obliguar sipas Kushtetutës, pas konstituimit të Kuvendit në afat prej 10 ditëve të jap mandatin, pastaj vjen mandatuesi i cili ka 20 ditë që të formoj Qeverinë e cila duhet të fitoj shumicën në Kuvend. E gjithë kjo është përcaktuar dhe duke respektuar procedurat dhe Kushtetutën japim siguri tek qytetarët për mbarëvajtjen e proceseve politike”, tha Ivanov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu