Ivanovi diktator!

Partia Liberale i bëri thirrje kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që të mos e vonojë dhënien e mandatit për Zoran Zaevin, si përfaqësues i shumicës së caktuar parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se procesi politik duhet të vazhdojë patjetër, edhe nëse Ivanovi nuk e jep mandatin.

Kjo parti konsideron se me mosdhënien e mandatit, Ivanovi mundëson qeverisjen e një qeverie që nuk ka mandat, e as shumicë parlamentare, duke theksuar se mosdhënia e mandatit ndaj shumicës në Kuvend paraqet diktaturë.

Liberalët kërkojnë që shumica të krijojë qeveri, nëse Ivanovi nuk do ta jep mandatin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu