Ivanovi godet ministrin Nuhiu, ja akuzat ?!

Kabineti i presidentit të RM-së i bëri thirrje ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu t’i sqarojë të dhënat dhe informatat e thëna më 11.05.2017 në intervistën për emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat-M, për ekzistim të skenarit i cili do të shërbente si shkas për shpallje të luftës (neni 124 i Kushtetutës së RM-së) apo gjendje të jashtëzakonshme (neni 125 i Kushtetutës së RM-së) nga ana e presidentit të RM-së, Gjorge Ivnaov dhe përdorimi i Armatës së RM-së lidhur me hyrjen e dhunshme në Kuvendin e RM-së në ditën 27.04.2017.

“Kabineti i Presidentit të RM-së konsideron se në opinion ekziston obsesion me lajme të rrejshme të përhapet delegjitimimi i institucioneve, përkatësisht Presidentit të RM-së”, thuhet në kumtesë.

Në intervistën për emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat-M, minsitri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, duke iu referuar zërave, theksoi kinse plan për përdorimin e Armatës gjatë ngjarjeve në Kuvend më 27 prill.

“Ka zëra që ende nuk mund t’i konfirmoj se policët janë tërhequr në kryerjen e obligimeve ligjore, sepse kanë dëgjuar nga të tjerët se duhet të presin edhe pak në mënyrë që të mund më pas edhe presidenti i shtetit të japë urdhër për dalje të ushtrisë, të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe kështu më tutje, por këto janë çështje që ndodhen në suaza të shërbimeve në MPB, por nuk dëshiroj të konfirmoj diçka të tillë sepse ende nuk i kemi argumentuar”, deklaroi minsitri Nuhiu në intervistën për emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu