Izet Zeqiri: Shumë vonë ju kujtuan kuajt e lyer në bronz kryetares Teuta Arifi

Pas deklaratës së kryetares së Komunës së Tetovës ku me rastin e një vjetorit të fatkeqësisë së vërshimeve të 3 gushtit në fshatrat e rethinës së Tetovës tha se “Një kalë i larë në bronz më pak në Shkup rregullon gjithë infrastrukturën në Shipkovicë” me një status në Facebook ka reaguar profesori Izet Zeqiri, ndër të tjera profesori në statusin e tij në Facebook shkruan:

“Deklarata e kryetares Teuta Arifit “Një kalë më pak i larë në bronz në sheshin e Shkupit, mund ta rregullon gjithë infrastrukturën e f.Shipkovicë” është e vonshme dhe jo korrekte.
Është dashtë Teuta Arifi të reagon si nënkryetare e qeverisë kur harxhoheshin miliona euro para nga buxheti për kuaj, luana, për skulptura të praruara me figura të kalit, për ngritjen e përmendoreve, të gjitha këto për të forcuar identitetin kombëtar maqedonas me parat e shqiptareve.

Si nënkryetare e qeverisë dhe BDI-së dhe si ministër për Integrime Evropiane JU keni votuar vendimet e qeverisë për shpenzimin e mbi 500 miliona euro për “Shkupin 2014” , kurse tash kërkoni llogari për kuajt e lyer në bronz. Ju keni votuar buxhetet dhe vendimet qeveritare me vite te tëra për këta kuaj dhe përmendore.

Shembull (fakte): Ju keni votuar vendimet në qeverinë e Gruevskit ku Komunës Qendër si transfere qeveritare pikërisht për këta kuaj dhe përmendore që i përmendini sot i keni ndarë në vitin: 2009, 2010, 2011 dhe 2012 mbi 100 milion euro mjete jashtë buxhetit të komunës Qendër. Kurse atë kohë Komunës së Tetovës pse nuk ishit ju apo, partia e juaj në krye nuk iu lëshuan mjete financiare të parapara me buxhet nga Ministria e Transportit dhe lidhjeve për ujësjellësin e Tetovës të cilin do ta kishit tani të kryer dhe qytetarët do të kishin ujë.
Për të gjitha këto kam dokumente me të dhënat të sakta në para”, përfundon profesori në Facebook. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu