Izraeli mbyll territoret palestineze me rastin e festës hebraike

Ushtria izraelite do të bllokojë Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës për katër ditë në prag të festës hebreje Purim, njoftoi ushtria, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në përputhje me Purimin dhe pas vlerësimeve të sigurisë, u vendos që të imponohet një mbyllje në territoret palestineze”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Mbyllja, sipas ushtrisë, do të fillojë natën e së mërkurës dhe do të përfundojë natën e së shtunës.

Purimi festohet çdo vit në ditën e 14-të të muajit hebraik Adar, i cili zakonisht bie në fund të dimrit ose fillim të pranverës.

Gjatë periudhave të bllokimit, palestinezët ndalohen të punojnë në Izrael ose të kenë qasje në trajtimin mjekësor atje, përveç nëse marrin leje të posaçme nga autoritetet izraelite.

Izraeli shpesh imponon mbyllje në territoret palestineze gjatë festave hebraike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu