Ja çfarë thotë Zaev pas takimit me Zhbogar

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev brenda godinës së qeverisë ka realizuar takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoni Samul Zhbogar.

Pas takimit Zaev ka deklaruar se qeveria e re do të bëjë çmos që të debllokoj rrugën për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe heqjen e propozimit të kushtëzuar se do të mundohen që të bindin deputetët e VMRO-DPMNE-së që  të votojnë për vazhdimin e mandatit të PPS-së.

Ndërkohë qeveria e re e Maqedonisë po mbanë seancën e parë qeveritare. Ende nuk ka ndonjë informatë se çfarë ka në rend të ditës, por sipas praktikës së deritashme në këtë seancë pritet të bëhet emërimi i funksionerëve qeveritar.

Sot duhet të zgjedhet edhe sekretari i ri gjeneral dhe drejtori i ri i shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu