Ja fitimet e këngëtarëve këtë sezon dasmash, nga 2.000- 8.000 euro, plus bashkishet

Nëse qëndrojmë vetëm një orë me një këngëtar, ai gjatë gjithë kohës ankohet se nuk po i paguhet mundi.

Por kjo nuk del të jetë kështu, pasi që, siç merr vesh Express Rozë, ata përfitojnë vetëm për një natë më shumë se një rrogë e një kryetari të shtetit. Kjo është më se evidente dhe këtë e di më së miri ai që organizon një dasmë.Më të kërkuar në mesin e këngëtarëve janë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Pra, çmimi i tyre sillet prej 2 000 deri në 6 000 euro.Një dasmë shqiptare, përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarët e estradës shqiptare, pastaj për pronarët e restoranteve, por edhe për ata që kanë një sallon për rregullim flokësh.Në majën e hierarkisë ngjiten disa nga yjet e estradës, si: këngëtarët Meda, Labinot Tahiri (tashmë politikan), Shkurte Gashi, Afrim Muqiqi, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, Alban Mehmeti.Ata për një mbrëmje dasme, me rreth 300 mysafirë, fitojnë diku 3 500 euro për mbrëmje.

Llogaritur në muaj kjo shumë arrin diku 90 000 euro fitim. Çmimi i yjeve: Muharrem Ameti – 8.000 euro, Meda – 6.000 euro, Labinot Tahiri – 5.000 euro, Sinan Vllasaliu – 5.000 euro, Shkurte Gashi – 4.500 euro, Afrim Muqiqi – 4.000 euro, Remzie dhe Nexhat Osmani – 4.000 euro, Shyhrete Behluli – 4.000 euro, Shkurte Fejza me vajzë – 2.000 euro. Përveç kësaj, ata marrin edhe bakshishe të shumta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu