Ja kur lëshohet në përdorim autostrada Prishtinë – Shkup

Është caktuar data për inaugurimin e autostradës Prishtinë – Shkup. Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e 99’të, të Qeverisë së Kosovës nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas njoftimit të dërguar nga Qeveria e Kosovës, për pikat që u biseduan e miratuan në mbledhjen e 99’të, të Qeverisë, u tha se kryeministri i Kosovës, kishte pyetur për afatin e përfundimit të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Data e inaugurimit është 29 maj.

“Kryeministri ka marrë përgjigje nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, se inaugurimi i kësaj rruge është planifikuar të ndodhë më 29 maj, ndërsa për përmbushjen e obligimeve të pagesave nga ministria, është duke u përgatitur raporti i cili do të prezantohet para kabinetit qeveritar shumë shpejt”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu