Para pak çastesh në qendër të Tetovës, ka pasur krisma me kallashnikov dhe postoleta, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nuk dihet nëse ka të lënduar për momentin.
Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi për TetovaSot tha se ka pasur krisma në qendër të Tetovës dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
“Po ka pasur krisma në qendër të Tetovës, nuk dihet ende se me çfarë është gjuajtur dhe nga kush, policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj” u shpreh Rexhepi për Tetovasot.










