Ja rezultati që doli në raundin e dytë në vendvotimin ku do ketë rinumërim në Çair (FOTO)

Visar Ganiu akoma nuk do mer mandatin si Kryetari i Komunës së Çairit për arsye se procesi i votimit akoma nuk ka mbaruar në këtë komunë, respektivisht në një vendvotim do ketë përsëri votime në raund të tretë, kështu vendosi sot gjykata administrative, shkruan InfoShqip.

Rinumërim do ketë vetëm në vendovotimin me numër 2901, ku gjasat për të pasur ndryshim të fituesit janë të pakta si rezultat i daljes tejet të ulët të votuesve në raundin e dytë.

Dallimi mes Visar Ganiut dhe Zeqirja Ibrahimit pas rrethit të dytë të votimeve ishte 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2901 ka gjithsej 719 votues të regjistruar. Prej tyre në rrethin e dytë kishin votuar vetëm 278 persona, prej të cilëve Zeqirja Ibrahimi kishte fituar 164 vota, Visar Ganiu 98 dhe 17 vota kanë qenë të pavlefshme. Nëse kandidatët marin përsëri votat e fituara në rrethin e dytë, vendimtar për përcaktuesin e fituesit në këtë komunë do të jenë 441 votuesit të cilët nuk kanë votuar në rrethin e dytë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu