Ja sa qytetarë janë futur sot në Maqedoninë e Veriut përmes kalimin kufitar “Tabanoc”

Prej mesnatës, deri në ora 15:00, në kalimin kufitar ‘Tabanoc’ janë futur gjithsej 2.235 qytetarë, prej të cilëve 1.551 kanë qenë vendas, ndërsa 684 shtetas të huaj.

Nga MPB informojnë se në këtë periudhë, nga vendi kanë dalë 373 persona, prej të cilëve 212 vendas, ndërsa 161 shtetas të huaj.

MPB rikujton se prej sot për hyrje në Serbi është obliguar posedimi i testit, jo më të vjetër se 24 orë, përveç për udhëtarët të cilët kalojnë transit nëpër Sërbi, dhe të njëjtit janë të detyruar që brenda 12 orëve të dalin nga Serbia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu