Ja sa qytetarë u anëtarësuan në VV për 6 ditë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka njoftuar se nga data 25 deri më 31 mars, në këtë parti janë anëtarësuar mbi 4 mijë qytetarë përmes aplikimit online.

Ajo ka thënë se vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërësohet me mocionin e PLAN-it, përcjell Bota sot.

Pacolli është zotuar se puna e VV-së për të ndryshuar vendin nuk do të ndalet asnjëherë.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Vullneti i qytetarëve nuk tjetërsohet me mocionin e PLAN-it. Këtë e tregon më së miri numri i anëtarësimeve të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE! menjëherë pas votimit të mocionit. Vetëm për pak ditë (25-31 mars) në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan mbi 4 000 qytetarë përmes aplikimit online.

Qytetarët duan ndryshim prandaj edhe anëtarësimet po vazhdojnë.

Ditëve të fundit kam pranuar shumë mesazhe me pyetjen se si mund të anëtarësohen tani kur zyrat tona nuk punojnë.

Puna jonë për të ndryshuar për të mirë këtë vend nuk ndalet asnjëherë. Prandaj të gjithë ju që keni vullnet e dëshirë mund të na bashkoheni. Tani anëtarësimet bëhen online në https://www.vetevendosje.org/

Qëndroni pastër!

Qëndroni në distancë!

Qëndroni në shtëpi!

Bashkë do ta bëjmë ndryshimin!

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu