Ja sa zëvendës ministra do ketë qeveria e Albin Kurtit

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ende nuk i kanë përcaktuar emrat e zëvendësministrave në Qeverinë, shef i së cilës është vetë ai.

Por ai ka treguar se Qeveria e tij do të ketë 35 zëvendësministra, nga 33 sa ishte paralajmëruar më parë, dhe ndryshe nga 80 sa kanë qenë dikur, njofton Klan Kosova.

”Ne nuk i kemi përcaktuar emrat e zëvendësministrave ende. Do të kemi 35 zëvendësministra nga mbi 80 sa kanë qenë dikur”.

”Kemi pasur vetëm një mbledhje të Qeverisë deri më tani. Prioritet i yni në këtë fazë, është projektligji për buxhetin 2020 dhe plani i punës qeverisëse ku 18 veta do t’i lidh program kushtetues”.

”Kur them për këto 18 persona, bëhet fjalë për ekipin qeverisës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu