Arkitektët francez kanë zbuluar një plan fantastik se si të ri-dizajnojnë katedralen Notre Dame.
Propozimi ishte bërë pasi kryeministri francez Edouard Philippe kishte propozuar një garë ndërkombëtare arkitektonike për të rindërtuar kullën e katedrales e cila ishte shkatërruar plotësisht nga zjarri më 15 prill.
Ai e shprehi dëshirën që katedralja e re duhej përshtatur me nevojat e kohës tonë dhe arkitektët e studios NAB kanë ardhur me zgjidhjen e kthimit të kullës në një serë gjigante si një nderim për rëndësinë e natyrës.
Kjo kullë e re do të strehoj 180 mijë bletë, shumë prej atyre të cilat i mbijetuan zjarrit.
Fotot e dizajnuara tregojnë serën në maje të kishës, e mbështjellë me një kornizë prej xhami.
Brenda do të ketë radhë me pemë të ndërtuara nga drunjtë e vdekur në papafingon e kishës së vjetër.
Foto:













