‘Jam krenare që kam marrë pjesë në Për’puthen dhe do e fitoj Big Brother-in’! Efi flet pas përplasja me Luizin

Efi është e bindur që ajo do të shpallet fituese e këtij edicioni të dytë të Big Brother. Ajo u shpreh falenderuese ndaj programit “Përputhen”, një nga më të ndjekurit në televizionin Top Channel dhe në Shqipëri, pasi pa të, sipas Efit nuk do ishte sot aty ku është.

Duke biseduar me Qetsorin dhe Nitën ajo tha se është mirënjohëse për autoren dhe moderatoren e programit, ndërsa shtoi se është krenare që ka marrë pjesë në “Përputhen”.

Qetsori u shpreh se “Përputhen” është një program mjaft interesant dhe se mëson të rinjtë e të rejat se si të ndërveprojnë më njëri-tjetrin ballë për ballë dhe jo në telefon, siç ndodh rëndomë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu