Prokurori Publik Lubomir Joveski dhe Prokurorja Speciale Katica Janeva janë pajtuar se veprimi në bazë të heitmieve të PSP për të cilat nuk është ngritur akuzë do të vazhdoj sipas normave të parashikuara.
Joveski dhe Janeva sot kishin takim pune, pasi dje, Gjykata Supreme vendosi që PSP të mos ketë të drejtë të ngrit padi 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencën e tyre.
“Në takim është folur për kryesisht për mendimin juridik që e ka miratuar Gjykata Supreme në seancë publike gjatë së cilës është konstatuar se PSP nuk ka të drejtë të ngrit akuzë ose të urdhërojë ndalim të procedurës hetimore në periudhën jo më gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencë të tyre. Në takim janë shqyrtuar gjendjet dhe mundësitë për veprimin e mëtutjeshëm në lidhje me lëndët për të cilat vepron Prokuroria Speciale. Në këtë Kontekst, Joveski dhe Janeva janë pajtuar se veprimi për këto lëndë do të vazhdojë sipas dispozitave ligjore pozitive”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore Publike.










