Jankullovska nxorri kokën: Lehtë do t’ia bëjmë me indianët e Ballkanit

Muhamer Pajaziti/Iliria News Agency

Jankullovska mbrëmë e nxorri kokën në rrjetet sociale, duke paralajmëruar fundin e LSDM-së dhe rilindjen e partisë të cilës i takon.

E entuziasmuar, na bëri të ditur se ajo me bashkëpunëtorët maqedonaso-shqiptarë janë zotëra të proceseve në Maqedoni.

U paraqitë në media sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke menduar në ndërdijen e saj se me shqiptaët do tia dalë lehtë, ata janë fise indiane, nuk kanë asnjë gramë tru.

Harroi se qeveria, pjesë e së cilës kishte qenë ajo, për një kohë të gjatë lansoi politika provokuese dhe degraduese për shqiptarët, me qëllim përjashtimin e plotë nga të mirat që i sjellin institucionet shtetërore.

Por, nuk është vetëm Jankullovksa, shteti i IRJM që nga fillimi i tranzicionit demokratik, përmes skenarëve të njëpasnjëshëm duket qartë se ka pasur qëllim dëbimin e popullatës shqiptare nga territori i tyre.

Një konflikt i zhvilluar dhjetë vite më parë edhe pse dukej se ishte harruar, tensionet e fundit politike para KSHZ-së dëshmojnë të kundërtën, urrejtje patologjike nga popullata shumicë e cila nuk e ka ndërmend të ndalet me realizimin e projekteve që godasin rëndë shqiptarët etnik në trojet e tyre.

Shqiptarët, të cilët po i fërkojnë duartë për tu ulur në kolltuqet e buta nuk duhet ta harrojnë fushatën e egër kundër shqiptarëve, e cila filloi me Projektin ‘Shkupi 2014’, i cili arriti cakun dhe qëllimin, duke e ndarë kryeqytetin, i cili tani më i ngjanë Belfastit apo Mitrovicës shqiptare.

Dhjetëra përmendore të figurave dhe personaliteteve të historisë antike dhe sllavo-maqedonase, me një qëllim të vetëm, zhdukjen e trashëgimisë ilire dhe krijimin e një identiteti të rremë maqedonas, i cili po vazhdon të tensionoj marrëdhëniet ndëretnike dhe ka bllokuar procesin euro-integrues të vendit.

Nuk duhet të harrohet as enciklopedia maqedonase, zyrtarisht e sponsorizuar nga qeveria e Shkupit, e që shqiptarët i paraqiste si cilësohen si njerëz mali dhe ardhacakë.

Nuk duhet arrohet as Rasti i Smilkovës, Kumanovës, vrasjet, rrahjet, burgosjet e shqiptarëve, skenarë që u realizuar në mënyrë institucionale me liderin më të predozuar nacionalist që nga fillimi i tranzicionit demokratik në Maqedoni, Nikolla Gruevski

Pas gjithë këtyre politikave shoviniste, shtrohet pyetja, si do bashkërendojnë platformën e tyre shqiptarët dhe partia maqedonase ultranacionaliste.

Deri kur do vazhdojnë provokimet nga politikanët maqedonas që në Bruksel sillen si të moderuar, ndërsa zhvillojnë platforma të papërmbajtura etno-nacionaliste të cila nuk mund të sigurojnë një të ardhme politike multi-etnike?

Janë pyetje që kërkojnë përgjigje, por dhe që duhet analizuar mirë nga komuniteti ndërkombëtar i cili po heshtë përball këtij realiteti.

Enciklopedia Maqedonase, projektet e kishave, botimeve shkencore maqedonase, gërmimeve seleksionuese dhe speciale arkeologjike, rastet e montuara gjyqësore, imponimi i gabuar i strategjisë për mësimin e maqedonishtes nga filloristët shqiptarë, projektet seleksionuese qeveritare që janë disproporcionale me projektet që duhet të realizohen për bashkësitë e tjera etnike, gjegjësisht shqiptarët janë faktet e këtij realiteti, që shtrojnë të vërtetën e politikës së rrëmbyer nga kthetrat e nacionalizmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu