Januzaj flet pas fitores ndaj Realit, ja çfarë thotë

Skuadra e Real Madridit ka pësuar edhe një tjetër humbje në La Liga. Real Madridi u mposht në ‘Santiago Bernabeu’ nga Real Sociedadi me rezultatin e pastërt 0-2, shkruan GazetaBlic. Lojtari me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj ka luajtur për 90 minuta në këtë sfidë – ku tregoi paraqitje mjaft të mirë.

Pas përfundimit të takimit, Januzaj u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e parë të ekipit të tij në vitin 2019. “Fitore e mirë për fillimin e vitit 2019”, ka shkruar Januzaj në Twitter. Vlen të ceket se Real Sociedad fitoi në Bernabeu pas 15 viteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu