“Je i dashuri im por jo pronari i jetës time”, deklarata e Kiarës pas sherrit me Luizin

Misioni i fshehtë i vajzave për tu mos u folur djemve u solli sherr për çiftin Luiz dhe Kiara. Moderatorja në një moment kishte deklaruar se ”Luizi është i dashuri im por jo pronari i jetës time”, pas gjithë trysnisë që iu bë nga këngëtari ditën e djeshme.

Çifti tani po kalojnë një krizë në lidhjen e tyre teksa forca fizike e Luizit po komentohet si e tepruar kur e bllokoi Kiarën në lavaman. Kujtojmë se, Kiara po pret një kërkim falje nga Luizi të cilën nuk e ka bërë ende.

Banorët kanë nisur të aludojnë për përmbajtjen, teksa një pjesë e tyre mendojnë se zarfi ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek lavamani, mes Kiarës dhe Luiit.

Ndërkohë banori Maestro, ka deklaruar se nëse zarfi është përjashtim për Luizin për këtë ngjarje, atëherë duhet të përjashtohet dhe ai, pasi e mbështeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu