“Je i fundit që mund të shesësh moral”, Luizi përplaset me Amosin në Post BBVA për termin ofendues që përdori kundrejt Kiarës

Në Post Big Brother VIP Albania ka pasur një përplasje të ashpër ndërmjet ish-konkurrentëve: Luiz Ejlli dhe Amos Zaharia.

Ata janë përballur për fjalorin e përdorur brenda në shtëpi, në lidhje me disa fjalë që ka thënë aktori.

Artisti nga Shkodra i ka kërkuar një sqarim Amosit për një fjalë të rëndë që përdori kundrejt partneres së tij, Kiara Titos.

“Të lutem mos shit moral. Nuk je askush për të shit moral sepse je ai i cili i ke ngacmuar dhe i ke tallur të gjithë banorët. Unë nëse kam thënë atë fjalë e kam thënë në gjaknxehtësi e sipër, ndërsa ti ke qenë në gjakftohtësi”, tha Zaharia.

“Nuk kam ardhur me të shit moral ty, e as me thënë p*tanë. Unë kam ngacmuar me batuta. Të gjithë aty keni hy duke qenë të vetëdijshëm se do ngacmoheni, me fjalë me batuta”, i tha Luizi në anën tjetër.

Amos në BBVA e kishte quajtur Kiarën ‘putana’ që në italisht i referohen një femre të përdalë dhe prostitutave.

Kjo ngjalli reagime të shumta edhe në publik, gjë për të cilën pas daljes nga shtëpia Amosi i kërkoi falje Kiarës dhe familjes së saj. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu