Johnson bisedon me Zelenskyn: Ukraina do t’i marrë territoret e pushtuara nga Rusia

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një telefonate të martën se Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar së fundmi nga Rusia.

Kryeministri tha se bota qëndron prapa Ukrainës dhe ai besonte se ushtria e Presidentit Zelensky mund të rimarrë territorin e kapur së fundmi nga forcat e Putinit”, njoftoi zëdhënës i Doëning Street.

Johnson e përditësoi Zelenskyn për pajisjet më të fundit ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar që po dërgohen në Ukrainë, “duke përfshirë 10 sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe municione bredhëse, të cilat do të mbërrinin në ditët dhe javët e ardhshme”, tha zëdhënësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu