Ka takuar të parën Oltën, aktorja komenton hyrjen e Luizit në BB VIP: Ka qenë skandal, sa i shëmtuar!

Një tjetër loje interesante u zhvillua dje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në shtëpi ishin vendosur dyshekë dhe jastëkë të shumtë dhe banorët duhet të ecin mbi to, pa prekur në tokë.

Në zarfin e bardhë, që e lexoi Olta Gixhari, thoshte që banorët duhet të tregojnë kujdes në vendet ku shkelin, pasi personi që vendos këmbën në dysheme, do të skualifikohet nga loja.

Nëse ata do e kryenin me sukses këtë sfidë, atëherë do kishin mundësinë të shijojnë një “Popcorn night” dhe të shikojnë natën e parë të hyrjes në “Big Brother VIP 2”.

E banorët ia arritën qëllimit që ta mbaronin lojën me sukses dhe si pasojë kanë ndjekur edhe natën e parë të spektaklit të BB VIP. Disa prej banorëve që janë brenda aty që në fillim, më 24 dhjetor të vitit 2022, kanë parë se si kanë ndryshuar gjatë qëndrimit aty.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu