Kabllot nëndetare në Mesdhe, Turqia paralajmëron një krizë të re në horizont

Turqia ka shprehur pakënaqësi që nuk është këshilluar për një projekt të mbështetur nga Bashkimi Evropian në Mesdheun lindor. Sipas një burimi diplomatik i cili dëshironte të mbetej anonim, Ankaraja zyrtare dërgoi një notë diplomatike në ambasadat greke dhe izraelite, si dhe Delegacionin e BE-së, duke deklaruar se çdo aktivitet i mëtejshëm nuk duhet të zhvillohej pa leje paraprake nga qeveria turke.

Më 8 mars, Izraeli, Greqia dhe Qiproja nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi mbi ndërlidhësin EuroAsia, i cili lidh rrjetet elektrike të tre vendeve me anë të kabllove nëndetare. Në shënimin diplomatik thuhet se rrjeti i përmendur kalon përmes ujërave territoriale turke.

Sipas të njëjtit burim, dokumentacioni vizual i projektit tregoi se rruga e planifikuar e kabllove elektrike nëndetare përfshin gjithashtu rripin kontinental të Turqisë në Mesdheun lindor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, nëse ka nevojë për një studim paraprak para vendosjes së kabllove, duhet të kërkohet leja e Turqisë. Sipas një burimi diplomatik, nëse nuk nevojitet një studim paraprak, Turqia duhet të njoftohet paraprakisht në kohën e duhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu