Darka vjetore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë nuk shkoi siç ishte planifikuar pasi një person i armatosur hapi zjarr duke kthyer sallën në një ambient plot frikë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë u dëgjua në hyrje të sallës.
Videoja tregon Presidentin Trump të ulur në krye të tavolinës ndërsa dëgjohen të shtëna, të cilat fillimisht nuk shkaktojnë ndonjë reagim.
Vetëm pak sekonda më vonë, të pranishmit duket se e kuptojnë se ka ndodhur një incident, me ankthin dhe tmerrin që duken qartë në fytyrën e Melania Trump.
Menjëherë, siç shihet në video, agjentë të sigurisë të armatosur rëndë ndërhyjnë shpejt dhe largojnë presidentin në të majtë të skenës, ndërsa Melania fshihet nën tavolinë. Muzika ndalet dhe agjentë të tjerë kalojnë mbi tavolinë dhe duket se i drejtojnë armët e tyre audiencës.
Gjithçka ndodhi në pak sekonda, Trump po qendronte me Melanian në tavolinë pic.twitter.com/OWPKKaPNFS
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) April 26, 2026










