Kadaj i drejtohet Kurtit: Heqja e taksës është fillimi i dorëzimit ndaj Serbisë

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka kundërshtuar sot ish shefin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje, tash kryeministër, Albin Kurtin. Paralajmërimi i Kurtit se Kosova do t’i vë reciprocitet Serbisë, ka bërë që Kadaj-Bujupi të lidhet për taksës 100 përqind të vënë gjatë Qeverisë së Ramush Haradinajt, transmeton Klan Kosova.

“Donika Kadaj Bujupi: Heqja e taksës është fillimi i dorëzimit ndaj Serbisë”. “Heshtja ndaj kërkesës së heqjes së taksës është miratim i kërkesës për heqjen e saj. Eshtë i njëjti rrugëtim si i Thaçit, skifter në opozitë e pulë në pushtet”, ka thënë Kadaj.

“Kur je në pushtet duhet të rezistosh, shembullin më të mirë për këtë e dha Ramush Haradinaj në dy vitet e fundit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu