Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovë, shkruan InfoShqip.
Në fjalëne tij Kurz shprehet se është i gatshëm për bashkëpunim me kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës.
Deklarata e Kurz:
“Urime Albin Kurtit për formimin e një qeverie të re në Kosovë. Mezi pres të punoj me ju dhe të mbështes integrimin e Kosovës në BE”, shkruan ai në Twitter./InfoShqip.com










