Kasami: Pa u zgjidhur çështjet e hapura të shqiptarëve në Maqedoni, shteti do ballafaqohet me sfida të reja

Së fundmi Maqedonia ka bërë ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidh problemet shumë vjeçare me Greqinë. Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, tha se është një arritja shumë e madhe për Maqedoninë në rrugën e saj euroatlantike.

Sipas tij një problem është ende prezentë që të zgjidhen raportet ndërmjet dy komunitete më të mëdha, maqedonve dhe shqiptarëve. “Derisa të mos zgjidhen problemet në Maqedoninë Veriore ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonëve do të ketë ende sfida”, tha ai.

Kasami vlerësoi se më këto zhvillime në Maqedoninë, si marrëveshja me Greqinë dhe Traktakti me Bullgarinë vendi do të jetë në NATO dhe në të ardhmen edhe në BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu