Kasami: Prioriteti jonë më i lartë është vetëm rrëzimi i BDI-së (VIDEO)

Të hënën, pra më 10 nëntor në emër të Lëvizjes BESA dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare i bëmë një ftesë publike kryetarit të LRPDSH- dhe atij të Unitetit. Megjithatë, siç e shihni, asnjëri nga ata nuk e pa të udhës t’i përgjigjet kësaj ftese, kështu tha sot Bilall Kasami në një komunikatë të lëshuar për Telegrafi Maqedoni.

‘Ne nuk duam as ta gjykojmë vendimin e tyre e as ta kualifikojmë qëndrimin e askujt, por e kemi patjetër të konstatojmë se në këtë mënyrë ne u kemi dalë hakut këtyre dy subjekteve dhe nuk ndjejmë më asnjë përgjegjësi politike, por edhe morale, që t’u ofrojmë më shumë bashkëpunim. Pra jemi këtu të kumtojmë se tani e tutje nuk do të merremi me bashkimin e egove dhe të ambicieve personale të liderëve partiakë, por me bashkimin e popullit rreth idealit të së ardhmes shqiptare. Andaj edhe në të ardhmen do ta bëjmë atë që e kemi bërë në të kaluarën: nuk do merremi me partitë opozitare, as me liderët e tyre, por do të merremi vetëm me artikulimin e zërit të shqiptarisë në Maqedoni.

Derisa u jepet përgjigje organizatave joqeveritare dhe individëve, që bëjnë thirrje për bashkëpunim, ndërsa injorohen subjektet politike dhe, në anën tjetër, ruhet aleanca me atë që betejë të vetmen e ka që mos të ndodhë bashkëpunimi i partive opozitare shqiptare, për neve gjithçka është e qartë dhe nuk kemi nevojë për kurrfarë argumenti tjetër.

 Prej nesër ne konsiderojmë se opozitë e bashkuar për ne është Rilindja Demokratike Kombëtare dhe Lëvizja BESA, ndërsa u bëjmë thirrje edhe organizatave të tjera civile, intelektualëve dhe personaliteteve të tjera shqiptare, që ta mbështesin këtë koalicion dhe të ndihmojnë në rrënimin e këtij pushteti antishqiptar dhe fashizoid OBRM-PDUKM-BDI.
Me këtë rast deklarojmë se koalicioni është i hapur edhe për prurjet e reja, madje edhe nëse ndonjëra nga këto parti e ndërron mendjen, mund të vijë, por ne nuk do të ndalemi më të merremi me këtë temë. Nga dita e nesërme prioriteti jonë më i lartë është vetëm rrëzimi i BDI-së dhe asgjë tjetër. Prandaj, deklarojmë se ne nuk do të merremi as me sulmet, as me etiketimet, e as me shpifjet e mundshme, që mund të vijnë nga cilado palë, sepse për neve kundërshtar dhe armik i shqiptarëve është vetëm BDI-ja’, thonë nga Lëvizja Besa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu