Katica Janeva paralajmëron kërkesa të reja për paraburgim (VIDEO)

Katica Janeva do të kërkojë paraburgime të reja apo masa tjera për të dyshuarit në rastin “Perandoria” të cilëve Gjykata Supreme u mundësoi të mbrohen në liri, duke interpretuar se për këtë lëndë ka skaduar mandati i PSP-së. Prokurorja Speciale shtoi se kërkesat e reja, do të dorëzohen për lëndët e tjera.

Ndoshta edhe në të ardhmen, e ndoshta në afat sa më të shpejtë të mundshëm, do të kërkojmë nën disa lëndë të tjera, disa masa të caktuara për persona të tjerë. Nuk është patjetër tani konkretisht t’i numëroj nga Perandoria ose nga të tjerat që … Perandoria tani u liruan nga paraburgimi. Por, me këtë luftojmë që nga dita e parë dhe kështu disi u mësuam me këtë”- tha Katica Janeva nga Prokurore Speciale Publike.

Mesa ju kuptova, kjo do të thotë se do të kërkoni për Mijallkovin paraburgim për ndonjë lëndë tjetër?

Po, po. Mund të kërkohet edhe në lëndë të tjera dhe me vëmendje jemi duke i ndjekur situatat”.

Pikërisht ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov është i akuzuari i radhës në rastin “Perandoria”, ankesën e të cilit për arrestin shtëpiak duhet ta shqyrtojë gjykata supreme. Sipas informatave jozyrtare, ankesa e tij ende nuk është në duart e gjykatësve. Por kur të arrijë, mundet të pritet që gjykata më e lartë do e ndjekë praktikën e deri tanishme dhe do e heqë masën e arrestit shtëpiak për Mijallkovin, pasi atë e ndjek akuzues i paautorizuar, gjegjësisht PSP-ja. Ky ishte argumenti edhe në heqjen e paraburgimit për biznesmenit Kamçev, gjegjësisht se kanë kaluar 18 muaj nga pranimi i materialeve të përgjuara, afat në të cilin PSP është dashur patjetër të ngritin aktakuzë.

Gjykata praktikisht nuk i vlerëson shkaqet për të cilat PSP-ja kërkonte dhe arriti që të ketë arrest shtëpiak për të dyshuarit në shkallën e parë dhe të dytë. Kështu që, nuk është relevante se në vendimet e publikuara të gjykatës për rastin “Perandoria”, PSP kërkon arrest shtëpiak për Mijallkovin pasi ka mësuar se Prokuroria përgatit bastisje dhe se përmes një ndërmjetësit e ka paralajmëruar Orce Kamçevin për aksionin.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu