Presidenti i partisë opozitare Demokracia e re, Kirjakos Micotakis në fjalimin e tij në Kuvendin e Greqisë, ka thënë se ai si kryeministër do ta kishte shfrytëzuar të drejtën e vetos për Maqedoninë rrugës së saj për në BE.
“Procesi i integrimit të Shkupit në BE nuk është i lidhur me Marrëveshjen e Prespës. Greqia mundet në çdo moment të vendos veto në procesin e integrimit të Shkupit në BE, dhe këtë të drejtë refuzoj ta lëshoj”, ka thënë Micotakis, transmeton SHENJA.
Micotakis në fjalimin e tij që ka zgjatur një orë, ka thënë se Marrëveshja ePrespës nuk është dashur asnjëherë të nënshkruhet dhe asnjëherë të arrij për tu votuar në Kuvendin grek.
Megjithatë lideri i opozitës, tha se duhet të jetë i sinqertë se nëse Marrëveshja ratifikohet, atëherë e njëjta nuk mund të shfuqizohet sepse ka forcë më të madhe se çdo ligj dhe për këtë gjë, u bëri thirrje deputetëve të mendojnë mirë dhe t’i thojnë “JO” Marrëveshjes së Prespës.










