Këshilltari i Trump-it: Më 1999 Jugosllavia kishte spiunë në NATO

Serbia i ka ditur të gjitha lëvizjet e Aleancës, për çfarë aksioni i NATO-s ishte i pasuksesshëm.

Këshilltari i ri për siguri kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Herbert Raymond McMaster, ka publikuar shumë analiza në të cilat, përveç tjerash, është marrë edhe me sulmin e NATO-s ndaj Jugosllavisë.

McMaster ka shkruar se gjatë bombardimeve më 1999 shumë caqe janë goditur rastësisht, si dhe Beogradi ka ditur për lëvizjet e Aleancës, duke falënderuar spiunëve, duke vlerësuar se për këtë arsye aksioni i NATO-s ishte i pasuksesshëm, përcjell Gazeta Metro.

“Serbët i kanë evakuuar objektet posa ato ishin vënë në listat e caqeve, besoj se Jugosllavia ka pasur spiunë në radhët e NATO-s, por edhe informatorë të cilët ishin në afërsi të bazës së Avianos në Itali të cilët kanë lajmëruar kur fluturonin aeroplanët. Për shkak të gjithë kësaj, aksioni i NATO-s ishte i pasuksesshëm, për 78 ditë është shkatërruar më pak se 5 për qind të sistemit luftarak të Jugosllavisë, ndërsa rezultatet e mossuksesit janë parë vetëm pas përfundimit të aksionit”, ka theksuar McMaster.

Sipas fjalëve të tij, presidenti i atëhershëm i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq, i ka ditur lëvizjet e NATO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu