Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë

Nëse do kishit mundësi të zgjidhni një nga pasaportat nga e gjithë bota, cilën do të zgjidhnit?

Mesa duket pasaporta juaj tregon më shumë për nivelin e lirshmërisë për të udhëtuar se sa mund ta imagjinonit.

Sipas institutit të Nënshtetësisë Ndërkombëtare dhe Planifikimit të Leje qëndrimeve, vendet europiane kanë pasaportat më të mira në të gjithë botën.

Gjithashtu, sipas renditjes botërore të fuqisë së pasaportave, vendet e para kryesohen nga Gjermania dhe Suedia.

Më pas vijnë Finlanda, Franca, Spanja, Zvicra dhe Anglia. Australia është e teta në renditje me një hyrje-dalje të lire në 168 vende. Ndërkohë, pasaporta amerikane po humbet renditjen çdo vit e më shumë.

Ndërsa vendet të fundit fare në listë janë Butani, Nepali, Mianmari, Iraku, Afganistani dhe Koreja e Veriut.

Zakonisht, vendet aleate mundësojnë lëvizje të lirë për njëri-tjetrin. Në të kundërt, ato vende që kanë pak ose aspak marrëveshje me njëri-tjetrin vendosin procedura si detaje të udhëtimit, letër ftesë si dhe një taksë pagese vize shumë të lartë.

E gjeni dot cila është pasaporta më shtrenjtë në botë? Vendin e parë për këtë e zë Turqia me një aplikim për pasaportë prej 251 dollarësh, ndërsa më e lira është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe me 11 dollarë.

Por si përcaktohet fuqia e një pasaporte?

Nëse një vend rritet ekonomikisht duke u mundësuar nënshtetasve të vetë të shpenzojnë në turizëm, atëherë si rrjedhojë ata vetë bëhen me të mirëpritur kudo qofshin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu