Kiara befason me fjalët për Luizin: Mbase njerëzit kanë thënë “Yyy ç’do kjo me këtë”

Hyrjet e reja në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë sjellë larmishmëri e shumë ngjyra.

Banorët e vjetër po njihen me ato të rinjtë dhe e anasjellta.

Secili prej të gjashtëve kërkon të dijë diçka më shumë për mënyrën sesi funksionon bashkëjetesa e sesi janë marrëdhëniet mes banorëve.

E kështu bënë! Mëngjesi i djeshem i gjeti banorët në oborr, duke biseduar me njëri-tjetrin.

Kiara, ishte duke biseduar me Fotininë, një nga banoret e reja, për lidhjen e saj me Luizin.

Ajo i shpjegoi se kishte shumë pasiguri sesi do pritej nga jashtë lidhja e saj, mirëpo sipas Kiarës, mori siguri të plotë pas takimit me të atin.

Por Kiara, tregoi se mund të kishte edhe reagime të çuditshme nga jashtë, e një prej tyre mund të ishte:

“Yyy, ç’do kjo me këtë? (duke iu referuar Luizit). ‘Kur erdhi babi mora një lloj mbështetje, se thashë si e marrin, se këtu janë shumë ndryshe gjërat. Ti e the vetë. Se mund të thonë yyy ç’do kjo me këtë e zëmë”.

Ndryshe, Kiara ka humbur gati 40 mije ndjekes ne rrjetin social Instagram pasi qendroi disa dite pa i folur Luizit per shkak te lojes qe ai e mbylli tek lavamani, kjo ka bere qe ne publik te mendohet se ajo nuk e do Luizin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu