Kiara bën reagimin e parë pas martesës me Luizin: Po jetoj një përrallë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë kurorëzuar mbrëmë dashurinë e tyre në martesë, ku u njoh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe raporti i tyre ka pasur shumë ulje e ngritje, por që në fund triumfoi dashuria.

Mbrëmjen e kaluar ishte finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother VIP. Para se të shpallej fituesi në mesnatë çifti më i dashur i publikut që u krijua brenda shtëpisë më të famshme kurorëzoi dashurinë në martesë. Ishte vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që kurorëzoi çiftin. Gjatë ceremonisë Kiara deklaroi se do të mbajë mbiemrin Ejlli. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit.

E ftuar specila e kësaj nate ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila këndoi “Si Na” një krijim mjaft të veçantë shumë të bukur të shkruar për albumin e saj dhe i përshtatur për historinë e dashurisë së çiftit Kiara-Luiz.

Një moment mjaft unik për çiftin i cili u njoh për herë të parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe përjetoi çdo ditë qëndrimi aty emocione të jashtëzakonshme. Pak më parë Kiara ka postuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e djeshme kur ata kurorëzuan dashurinë e tyre.

“Po jetoj në një përrallë dhe kjo falë teje… Nje natë e mbushur me emocione që bën edhe një herë zemrën time te rrahë shumë fortë. Dikush të më pickojë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu