Kiara e dashuruar në ‘palcë’ me Luizin, publikon foto të rrallë

Kiara publikon edhe një tjetër fotografi me Luizin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Ende nuk kanë kaluar 48 orë që kur Kiara është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Moderatorja shqiptare e ftuar dje në “Fan Club” u përlot kur pa klipin me momentet më të bukura brenda shtëpisë së bashku me Luizin.

Por, sot ajo ka publikuar sërish një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në krahët e këngëtarit shkodran.

Fillimisht kjo fotografi është publikuar nga tezja e Kiarës, dhe më pas kjo e fundit e ka shpërdarë në Instagramin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu