Kiara kërkon ‘hakmarrje’ pasi Luizi ‘harboi’ me striptistet në festën e beqarisë: Edhe unë do ta bëj te shtëpia ime

Mbrëmjen e djeshme Luizi shijoi festën e tij të beqarisë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, dy netë para finales së madhe dhe dasmës së tij me Kiara Titon, e cila ishte e ftuar sot në “Më lër të flas”.

Kiara zbuloi se do të bëjë edhe ajo një festë beqarie me mikeshat e saj, para martesës me Luizin, me të cilin i njoh dhe u dashuria brenda shtëpisë, aty ku edhe realizuan një dasmë. Një dasmë, që ishte në fakt për lojë, por aty shkëmbyen puthjen e parë.

Donaldi: Ndonjë festë beqarie do bësh?

Kiara: Po tani pas emisionit do lidhem me gocat.

Donaldi: Mos duhet ta dijë dhe ai (Luizi)?

Kiara: Do ta bëj te shtëpia ime.

Në festën e beqarisë të Luizit, ishin pjesëmarrës disa nga ish banorët djem të Big Brother Vip të këtij edicioni, si edhe balerinat e “Maria Bonitës”, të cilat dhuruan shfaqje dhe “nxehën” situatën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu