Kiara përfundon në polici dy ditë pas martesës

Deklarata e ish-banores së “Big Brother VIP” Tea Trifoni ka ndezur rrjetin. Ajo tha në “Më lër të flas” se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.

Lidhur me këtë akuzë foli edhe Kiara e cila ishte e ftuar pas saj në emision. Ajo e mohoi me vendosmëri duke thënë se shumë personazhe gënjejnë për vëmendje.

Nuk është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.”-deklaroi Kiara.

Kështu ka lënë të kuptohet se do i drejtohet drejtësisë për këtë çështje.

Ndërsa e pyetur se si do shfaqej në dasmën e Luizit dhe Kiarës ish-banorja tha: ‘Nuk kam marrë ftesë. Të trashëgohen!’


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu