Kiara pritet si ‘luaneshë’ në Shkodrën e Luizit

Kiara Tito ka vizituar Shkodrën e Luizit dhe mikpritja e tyre ka qenë 10/10. Ndonëse vetë ajo s’ka publikuar asgjë në rrjete sociale, në një video që po qarkullon, Kiara shihet e rrethuar nga shumë gra e vajza që e përqafojnë dhe duan të bëjnë foto me të.

Si duket ajo nuk i ka rrëmbyer zemrën vetëm një shkodrani, por edhe gjithë publikut të Shkodrës.

Kujtojmë që që prej daljes së Luizit nga shtëpia e “BBV” si fitues, dyshja po shijojnë frytet e famës. Artisti madje ka nisur edhe karrierën e tij muzikore me këngë të reja dhe koncerte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu