Kiara Tito vazhdon përkrahjen ndaj Luizit: Forca, të pafsha çdo ditë të lumtur

Kiara Tito u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania javën e kaluar.

Ajo doli bashkë me Bledi Manen nga një avantazh që kishte Qetsor Ferunaj, e ku po atë natë finaliste u shpall Efi Dhedhes.

Pas daljes, ajo nuk ka ngurruar t’i dhurojë mbështetje partnerit të saj, Luiz Ejllit, i cili u zgjodh finalisti i parë i këtij edicioni.

“Forca kështu të pafsha çdo ditë të lumtur”, ka shkruar ajo.

Reagimi i prezantueses u bë në momentin kur artisti shkodran po lahej në pishinë.

Çifti, të cilët nisën lidhjen në BBVA, patën sakrifica të shumta e u përballën me komente nga më të ndryshmet.

Ata tashmë kanë bërë plane se si do ta kalojnë jetën pas Big Brotherit, pushimet e po ashtu edhe për dasmë.

Pritet të shihet se si do të shkojë raporti i tyre ditëve në vijim. /Telegrafi/

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu