Kim Mehmeti e godet rëndë BDI-në e Ahmetit

Në një deklaratë të veten të publikuar në FB, shkrimtari Kim Mehmeti vë në dukje se BDI’ja shqiptare është njësoj besnike ndaj cilësdo partie maqedonase. Dhe si e tillë, pohon ai, BDI-ja e deridjeshme ishte armiqësore ndaj atyre që e kritikonin regjimin DPMN-BDI, e që sot, t’i mbajë për armiq të shqiptarisë ata që nuk pajtohen me logjikën e LSDM’së “reformatore” se, burrështetasit e deridjeshëm të VMRO-DPMNE’së duhet çuar edhe në burg, e ata të BDI’së, që ndershëm i kanë shërbyer Gruevskit, duhet vënë në poste më të larta shtetërore!? Sipas Kim Mehmetit, kjo do të thotë se ka politikanë shqiptarë të përshtatshëm për gjitha kohët dhe gjitha regjimet, e të cilët nuk pyesin kush dhe si sundon, por sa paguan. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të shkrimtarit Kim Mehmeti.

Neve, që deri dje e kritikonim regjimin DPMNE-BDI, përfaqësuesit shqiptarë të këtij regjimi, na quanin shërbëtorë të LSDM’së maqedonase?! Sot, kur themi se edhe LSDM’ja do qeverisë sipas logjikës se, burrështetasi i korruptuar maqedonas e dëmton shtetin, e ai shqiptar është i përdorshëm për pushtetin, drejtuesit e BDI’së na thonë se jemi kundër qeverisë reformatore LSDM-BDI dhe se jemi vënë në shërbim të VMRO-DPMNE’së?! E shihni: ka politikanë që edhe sikur të kthehej ‘Mbretëria serbe’, ata sërish do ishin më të besuarit e mbretit! E dini pse: sepse ata nuk pyesin se kush dhe si sundon, por kush sa ‘paguan’!”, shkruan Kim Mehmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu