Kina kundër SHBA-ve: Bën thirrje për krijimin e një shteti palestinez në kufijtë e para luftës së vitit 1967

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të enjten për krijimin e një shteti palestinez në kufijë e para luftës së vitit 1967, në përpjekje të Pekinit për të vërtetuar ndikimin e saj ekonomik dhe politik në Lindjen e Mesme.

Duke iu drejtuar Lidhjes Arabe me seli në Kajro, Xi tha se problemi palestinez “nuk duhet të margjinalizohet”.

“Kina mbështet procesin paqësor në Lindjen e Mesme dhe krijimin e një shteti palestinez me Jerusalimin lindor si kryeqytet të tij”, shtoi ai përmes një përkthyesi. Xi njoftoi një ndihmë prej 50 milionë juan (7.6 milionë dollarë) për palestinezët. “Mbrojtja e interesave legjitime të popullit palestinez është përgjegjësi e Lidhjes Arabe, si dhe e komunitetit ndërkombëtar”, tha Xi. “Për t’i dhënë fund konfliktit palestinezo-izraelit, negociatat duhet të shtyhen përpara në mënyrë që të arrihet një marrëveshje paqeje”, tha ai. Presidenti kinez mbërriti në Egjipt të mërkurën, si pjesë e një turneu rajonal, pas një vizite që ai bëri në Arabinë Saudite.

Irani do të jetë ndalesa përfundimtare në udhëtimin e tij tre-ditor. Vizita e tanishme e Xi në Egjipt është e para nga një shtet kinez i vendit në vend për dymbëdhjetë vjet. Të enjten, të dy vendet nënshkruan 21 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme duke përfshirë energjinë, teknologjinë, investimet, transportin, bujqësinë dhe kulturën, si dhe një grant prej 1 miliard dollarësh të ofruar bankës qendrore të Egjiptit. Egjipti po kërkon investime të huaja për të rigjallëruar ekonominë e saj, goditur nga trazirat politike që nga kryengritja e vitit 2011 që përmbysi nga pushteti autokratin Hosny Mubarak.

Kina dhe Arabia Saudite nënshkruan të martën një memorandum mirëkuptimi për të ndërtuar një reaktor bërthamor në mbretërinë e pasur me naftë.

Vizita e Xi në Iran vjen disa ditë pas zbatimit të një marrëveshjeje të rëndësishme bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore, duke çuar në heqjen e sanksioneve ndërkombëtare mbi Iranin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu