Kjo është poezia që një deputet i opozitës i’a kushtoi sot Albin Kurtit në Kuvend

Shkumbin Demaliaj, nga radhët e AAK-së, i ka kushtuar një poezi mandatarit për kryeministër, Albin Kurtit.

”Ylli I vogël lartë në qiell, sipër dheut larg qëndron xixa, xixa- xixëllon”.

Pa e përfillur kërkesën e kryesueses së seancës, Demaliaj vazhdoi me kritika ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurtit, i cili iu drejtua nënkryetares së Kuvendit se mund ta kushtojë edhe asaj një poezi, ngase, siç tha ai, jeni të mençur.

“Nuk na frikëson, edhe shumë i ri, e kam pas bashkimin kombëtar, asnjëherë sot nuk e përmende bashkimin, flamurin, qaj është identiteti jonë…”, tha ai.

Demaliaj e bëri të ditur se AAK-ja nuk do ta votoj qeverinë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu