Klopp: Eliminim i dhimbshëm, më vjen keq për Manchester City

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka mohuar se tashmë po mendon për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Ai theksoi se është sy dhe veshë nga sfidat e radhës në Premier League, kundër Cardiff City dhe Huddersfield. Gjermani mohoi, gjithashtu, se ekipi i tij është i lodhur në këtë moment të rëndësishëm të sezonit: “Ne jemi ende në lojë për titullin e Ligës së Kampionëve dhe Premier League. Nuk jemi të lodhur”.

Trajneri i “Reds” tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur me Manchester City të mërkurën, kur u eliminua nga Liga e Kampionëve falë një goli të anuluar prej VARit në kohën shtesë: “Është e dhimbshme, më vjen me të vërtetë keq për ta. Unë e di se ka njerëz që thonë se pa VAR-in do të konsiderohej gol, por ka ende debat në lidhje me atë rast. Megjithatë, e përgëzoj Tottenham”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu