Liverpooli humbi vendin e parë në Ligën Premier pas barazimit 0-0 ndaj Evertonit.
Pas ndeshjes trajneri i Reds, Jurgen Klopp, ka befasuar të gjithë duke thënë se era në Godison Park nuk e lejoi skuadrën e tij të luajë në mënyrën se si ata dëshironin.
“Ishte një ndeshje shumë, shumë e vështirë për disa arsye”. ka thënë Klopp për Sky Sports.
Jurgen Klopp dhe Marco Silva gjatë një momenti të derbit në Goodison Park (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)
“E di që njerëzve nuk iu pëlqen kjo që them, por era erdhi nga të gjithë anët dhe ju e shikuat këtë në shumë raste”.
“Nuk e ndihmoi mënyrën e lojë, posaçërisht kur topi ishte në ajër, që ishte shumë herë”.
“Ishte një ndeshje e vështirë për t’u kontrolluar për shkak të këtyre rrethanave, kishim tre apo katër raste të mëdha”, ka shtuar Klopp.
Kjo nuk ishte hera e parë që trajneri gjerman fajëson motin për mos arritjen e rezultatit të kërkuar dhe nga kjo shumë tifozë kanë shpërthyer në rrjete sociale duke e tallur atë për këto deklarata. /Telegrafi
Liverpooli humbi vendin e parë në Ligën Premier pas barazimit 0-0 ndaj Evertonit.
Pas ndeshjes trajneri i Reds, Jurgen Klopp, ka befasuar të gjithë duke thënë se era në Godison Park nuk e lejoi skuadrën e tij të luajë në mënyrën se si ata dëshironin.
“Ishte një ndeshje shumë, shumë e vështirë për disa arsye”. ka thënë Klopp për Sky Sports.
Jurgen Klopp dhe Marco Silva gjatë një momenti të derbit në Goodison Park (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)
“E di që njerëzve nuk iu pëlqen kjo që them, por era erdhi nga të gjithë anët dhe ju e shikuat këtë në shumë raste”.
“Nuk e ndihmoi mënyrën e lojë, posaçërisht kur topi ishte në ajër, që ishte shumë herë”.
“Ishte një ndeshje e vështirë për t’u kontrolluar për shkak të këtyre rrethanave, kishim tre apo katër raste të mëdha”, ka shtuar Klopp.
Kjo nuk ishte hera e parë që trajneri gjerman fajëson motin për mos arritjen e rezultatit të kërkuar dhe nga kjo shumë tifozë kanë shpërthyer në rrjete sociale duke e tallur atë për këto deklarata. /Telegrafi/
“Mami, Kloppi thotë se ishte faji i erës”
Mum, klopp said it was the wind 😂 pic.twitter.com/NgxiAiUQWy
— Ithilebu Robert ⚜️ (@IthilebuRobert) March 3, 2019










