Klopp kapet me Hendersonin që e injoroi Shaqirin

Klopp ka kritikuar Hendersonin që nuk ia dha dorën Shaqirit. Liverpool u ndal në barazim pa gola në sfidën ndaj Manchester United në “Old Trafford”, gjithsesi kjo pikë iu dha shansin të marrin kreun e tabelës në Premier League sërish.

Një moment interesant është regjistruar në minutën e 71’ të ndeshjes, teksa Jurgen Klopp tregon edhe një herë se nuk është vetëm një gjeni futbolli, por di si të edukojë skuadrën dhe lojtarët e tij.

Kapiteni Jordan Henderson u thirr për t’i lënë vendin Xherdan Shaqirit.

Ai dorëzoi shiritin dhe kaloi përballë sulmuesit gjilanas pa ia dhënë dorën.

Ky fakt kapet nga trajneri gjerman, i cili ka shkuar menjëherë tek stoli duke i folur ashpër për veprimin që sapo bëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu