Klopp shpjegoi grindjen me Kovacin: Kroati e pranoi gabimin, kërkoi dy herë falje

Jurgen Klopp dhe Niko Kovaç paksa u fjalosen menjëherë pas fishkëllimës finale të ndeshjes Liverpool dhe Bayern Munich në Ligën e Kampionëve (0:0).

Më vonë, trajneri gjerman i klubit anglez u përpoq ta relativizonte incidentin në një konferencë për shtyp para gazetarëve.

Trajneri i Liverpoolit pohon se reagimi nuk ishte shkaku i festës së lojtarëve të Bayernit, por festimi i trajnerit kroat pas ndeshjes.

“Jo, jo, jo … kam dashur menjëherë t’ia zgjas dorën, por ai shkoi në mesin e lojtarëve të tij. Ai dukej se dëshironte t’i takonte të gjithë bavarezët dhe jo vetëm me lojtarët e Bayernit, por me të gjithë njerëzit nga Bavaria”, pohoi gjermani.

Dukej se debati ishte më serioz pasi që në fund Kovac i kërkoi falje për “sjelljet” trajnerit të The Reds.

“Kur më në fund e përfundoi, thashë, unë nuk mund të pres. Ai kërkoi falje dhe unë i thashë se nuk ka problem. Pastaj ai donte që të kërkonte sërish falje. Kjo ishte e gjitha”, pohoi Klopp.

Ndryshe, dyshja do të kenë tri javë në dispozicion për të përgatitur ekipet e tyre para ndeshjes kthyese në Munich. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu