Kloppi ‘zhduk’ Shaqirin, video bëhet virale në internet dhe të gjithë pyesin se ku mbeti ylli shqiptar (VIDEO)

Jurgen Klopp njihet për përqafimet e tij pas ndeshjes me lojtarët, pavarësisht se fiton apo humbet, gjermani është gjithmonë në përkrahje të lojtarëve të tij.

Kështu ndodhi edhe pas eliminimit nga FA Cup pasi Reds humbën me rezultat 2-1 nga Wolverhampton Wanderers.

Ndeshja vazhdon të komentohet për episodet e saj, por më i komentuari është momenti kur Klopp përqafon Xherdan Shaqirin dhe për një moment shqiptari zhduket si me magji.

Momenti i përqafimit magjik (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Ka mjaftuar kjo që tifozët të mbushin rrjetet sociale duke pyetur për ekzistencën e yllit shqiptar, normalisht në formë shakaje pasi ‘zhdukja’ e tij erdhi nga momenti dhe këndi i kamerës. Por, e gjitha kjo është bërë edhe lajm në mediat e mëdha botërore.

Shaqiri luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Wolves, por nuk arrit të shënojë apo asistojë. Përkundër kësaj shqiptari është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Kloppit këtë sezon.

Ylli nga Gjilani tashmë është autor i gjashtë golave dhe i dy asistimeve këtë sezon në Ligën Premier.

Vlen të theksohet se në kampionatin elitar anglez Liverpooli prinë me 54 pikë, katër më shumë se Manchester City. /Telegrafi

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu