Koalicioni AKR-VV afër arritjes, ja si po i ndajnë pozitat

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur në Klan Kosova për negociatat për koalicion me Aleancën Kosova e Re.

Ai tha që negociatat janë duke vazhduar ende dhe duhet të pritet në fund të ditës nëse do të arrihet marrëveshje. Ai tha se me AKR-në po bisedohet më shumë për modelin e qeverisjes se sa për pozita.

“Jemi t’u bisedu. Ta shohim në fund të ditës. E tëra që kemi biseduar me ta ma shumë ka qenë në nivel të qeverisjes së Kosovës, për llojin e qeverisjës. Një koncept i ri, për çfarë sistemi drejtësie kemi nevojë, për cfarë ekonomie”, tha Konjufca, shkruan Periskopi.

Por tha se po bisedohet edhe për pozita. Konjufca tha se VV e kërkon postin e kryeministrit.

“Sa i përket pozitave, këto kanë qenë sekondare. Vetëvendosje është pozicinuar për postin e kryeministrit të Kosovës dhe natyrisht që AKR-ja është e përcaktuar për postin tjetër”, theksoi ai. /Periskopi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu