KOMENT/ Blerim Reka i “tradhëton” votuesit e tij, i rikthehet idesë së konsensualitetit (VIDEO)

Ashtu siç u publikua në një shkrim të mëparshëm nga InfoShqip ku kandidati për president të Maqedonisë së Veriut Blerim Reka, vite më parë shfaqej në një kongres tematik të BDI-së, ku ai kishte promovuar vetë idenë e kandidatit konsensual dhe demokracisë konsensuale në shtete si Maqedonia e Veriut dhe në atë kongres Reka argumentonte se vetëm në atë mënyrë dhe me atë mekanizëm do arrihej barazi dhe demokraci në të cilën shumica nuk do ti mbi-voton komunitetet tjera.

Por si për ironi të fatit, jo vetëm në atë kongres por fill pas humbjes që pësoi në raundin e parë, duke mbledhur më pak vota se të gjithë kandidatët e mëparshëm shqiptarë për president, Blerim Reka i rikthehet përsëri idesë së konsensualitetit dhe bën thirrje që votuesit e tij të dalin në 5 maj në zgjedhje.

Sot në faqen e tij zyrtare në Facebook Blerim Reka bëri një postim ku ftonte votuesit e tij që me 5 maj të ketë dalje masovike dhe të votojnë për kandidatin i cili ofron perspektivë euro-atlantike të vendit.

Unë mund vetëm të ju apeloj, që me 5 maj, të dilni sa më masivisht në vend-votime dhe të tregojmë se ne jemi faktor vendimtar në proceset Euro-Atlntike”, përfundoi Reka në postimin e tij në Facebook.

E cili kandidat mund të jetë ai?

Poashtu shtrohet pyetja, se pse gjatë fushatës presidenciale Blerim Reka dhe partitë mbështetëse të tij si Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kishin tone shumë të ashpra dhe nacionaliste? Ato bënin thirrje për gjoja se formim të Republikës. Ato poashtu në përkrahje kishin edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i cili shtoi dozën e nacionalizmit të vonuar në fushatë. Vallë tani nuk vlejnë keto thirrje? Pra ngelet e hapur pyetja se çfarë ndodhi nga data e votimeve në rrethin e parë dhe deri sot që e shtyu Blerim Rekën të tërhiqet nga të gjitha qëndrimet?

Poashtu duhet theksuar fakti që Blerim Reka shpenzoi reth 800.000 Euro për reklama nacionaliste dhe thirrje të zjarrta nga taksat e qytetarëve të këtij shteti dhe tani gjërat të marrin kahje tjetër. Këto dilema ngelet të qartësohen edhe me daljen zyrtare të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa me qëndrim zyrtar për rrethin e dytë. /InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu